Lushnja numëron 3 javë që nuk arrin dot të shkojë te fitorja. Ndaj Erzenit pritej kthesa duke parë situatën që po kalonin shijakasit të renditur në fund të tabelës, por "lagunarët" jo vetëm që nuk fituan por rrezikuan edhe të humbisnin takimin.
Lushnja që të trija barazimet i ka me rezultatin “e bardhë” 0-0. Ata klasifikohen në vendin e shtatë pas shtatë javësh. Këtë vend e ndajnë së bashku me Pogradecin dhe Kukësin.
Ajo që bie në sy pavarësisht mungesës së rezultateve është loja e keqe e zhvilluar nga të besuarit e Gugash Maganit. Ndaj Erzenit “hero” ishte gardiani i portës së lushnjarëve Alimuçaj, i cili nuk lejoji në asnjë moment pësimin e golit. Prapavija e ekipit të Lushnjës “fuste” ujë nga të gjitha anët.
Skuadra e ka shumë të vështira të shënojë dhe kjo po sjellë një ngërç që mund t’i kushtojë rëndë në klasifikim.