Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci “zjarr” kundër Erzenit, “liqenorët” gati t’i bëjnë ballë Burrelit dhe Besës

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci “zjarr” kundër Erzenit, “liqenorët”
Pogradeci

Pogradeci ia doli që të fitonte ditën e sotme në shtëpi përballë Erzenit, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e “liqenorëve” përfundoi 3-0.

Një fitore e pastër për vendasit, të cilët rikthehen te fitorja dhe vazhdojnë të tregon të “frikshëm” nga java në javë. Megjithatë, sprovën e vërtetë e kanë në dy javët e ardhshme të kampionatit.

Të dielën do të përballen me Burrelin në transfertë, teksa më 15 mars do të presin në shtëpi Besën. Por, forma që “liqenorët” po kalojnë, tregon se ata mund t’i bëjnë ballë mjaft mirë dy ekipeve të forta si Burreli dhe Besa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga