Pogradeci ka arritur të bëjë një merkato shumë cilësore, ku ka transferuar futbollistë nga Superiorja. Kështu pas Mateo Shanajt që huazoi nga Partizani dhe Marin Abazajt që mori nga Bylisi, tashmë liqenorët kanë marrë një tjetër mesfushor.
Bëhe fjalë për Kazeem Ogunleye, i cili jepet në huazim nga skuadra e Partizanit. Kështu Pogradeci përforcohet akoma më shumë për të arritur obejktivin që është ngjitja në elitë. Ndërkohë liqenorët nga krahu tjetër “boshatisin” ekipin kryeqytetas, pasi në këtë mënyrë i marrin një tjetër futbollist.
Siç dihet, Pogradeci është në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 39 pikë. 1 më pak se Laçi i vendit të dytë, pozicion që të ngjit direkt në Superiore. Padiskutim që të besuarit e Emiliano Çelës do të luftojnë deri në fund për të arritur qëllimin e tyre, teksa drejtuesit janë treguar pa “frena” në merkato.
