Burreli ia doli të triumfonte 2-0 ndaj Pogradecit në transfertë. Një fitore e rëndësishme për matjanët që nga vendi i 6-të “fluturojnë” të 4-tët në tabelën e klasifikimit.
Pas kësaj sfide ka folur trajneri Ditmar Bicaj, i cili ishte shumë i lumtur me të tijtë dhe se bënë një lojë shumë pozitive.
“Fitorja? Pogradeci është shumë i fortë, duke parë edhe barazimin në Kavajë. E dija se do të kishin njëfarë kënaqësie. Në pjesën e parë në rrezikuan shumë, por ne arritëm të menaxhonim siç duhet. Ne kishim zgjedhur të vinim këtu me dy objektiva si fitore ashtu edhe barazim. Ne do të japim maksimumin për të marrë maksimumin e pikëve.
Të ka ikur zëri? Aq shumë kam bërtitur sa duket që më ka ikur zëri. Nga 9 pikë kam marrë 7, siç duket kam fat në sfidat që transmetohen.
Merkato? Shpresoj që babgjyshi të na sjellë ndonjë dhuratë. Jam i kënaqur me ekipin që kam dhe grupin. Është e vështirë që në janar të gjesh lojtarët që do. Shpresoj të bëhën 2 ndërhyrje, një sulmues për të ndihmuar Farrukun dhe një mesfushor qendre që të shpërndajë topat.
E vështirë për të përgatitur duelin me Pogradecin? Pogradeci luante për 2 rezultatet dhe në 30 minutat e para ishin meritë e kundërshtarit dhe ishim përgatitur mirë. Ishte shumë e vështirë dhe e kisha përgatitur ekipin që të mos pësonim në 30 minutat e para. Fatmirësisht Pogradeci la hapësira dhe ne i ndëshkuam”, përfundoi trajneri i Burrelit.