Skënderbeu - Pogradeci
Pogradeci padiksutim është një nga skuadrat pretendente për të siguruar ngjitjen në Superiore. Liqenorët aktualisht po “ecin” këmba – këmbës me Skënderbeun dhe Laçin.
Për të parë më mirë diçka të tillë, mjafton të hedhim një sy nga rezultatet e skuadarve në javët e fundit të kampionatit. Kështu vërejmë se ekipi i drejtuar nga Emiliano Çela ka arritur të sigurojë 4 fitore dhe 1 barazim.
Të njëjtar rezultatet ka marrë edhe skuadra e Ernest Gjokës, të cilët si për ironi të fatit udhëheqin Kategorinë e parë me 47 pikë, ndërsa Pogradeci ndodhet i 3-ti me 39 pikë. Më mirë se liqenorët dhe korçarët në 5 ndeshjet e fundit ka bërë vetëm Laçi. Kurbinasit kanë siguruar 5 fitore, duke marrë pikët e plota.
Poll
