
Kukësi nuk po kalon në kampionat aspak një moment të mirë. Verilindorët ndodhen në zonën “Play-Out” në klasifikim, teksa prej 5 javësh nuk e njohin shijen e fitores.
Ndeshja e radhës për ta do të jetë një “malore”, kjo pasi presin në shtëpi skadrën e Flamurtarit, një ekip të etur për fitoren dhe që synon titullin. Pavarësisht kundërshtarit që kanë përballë, 3 pikët për Kukësin janë “jetike”.
Të vetëdijshmë për një situatë të tillë, klubi ka vendosur të hapë dyert e stadiumit. Kjo pasi kërkojne që mbështetja e tifozëve të jetë sa më e madhe, madje iu bëjnë thirrje për të qenë të shumtë në stadium, pasi ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tyre.
Sfida do të luhet ditën e dielë në “Kukës Arena”. Takim që starton në orën 13:30 dhe është i vlefshëm për javën e 24-të të Kategorisë së Parë.
View this post on Instagram