Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pika me Flamurtarin ka motivuar Kukësin, verilindorët “all-in” për surprizën ndaj Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
Pika me Flamurtarin ka motivuar Kukësin, verilindorët
Kukesi

Kukësi mori 1 pikë në duelin me Flamurtarin. Pikë kjo që ka sjellë optimizëm në skuadër me stafin dhe lojtarët që shpresojnë te rikthimi te rezultatet pozitive.

Pas vlonjatëve një tjetër duel i vështirë i pret verilindorët, të cilët ditën e dielë do të sfidojnë Vorën në transfertë. Një takim për të cilin në Kukës kanë nisur përgatitjet dhe synimi tashmë shtë të marrin sërish pikë në këtë transfertë për të shpresuar deri në fund te qëndrimi në Kategorinë e Parë.

Ekipi do të hidhet “all-in” në fushë për të tentuar një surprizë ndaj Vorës. Paraqitja e mirë ndaj Flamurtarit duket se ka shtuar dëshirën dhe “orektin” e verilindorë për të tentuar pikë edhe ndaj kryesuesve të kampionatit.  

Kujtojmë se Kukësi aktualisht ndodhet në vendin e 10-të me 21 pikë, 4 më pak se Korabi i vendit të 9-të dhe 9 më pak se Apolonia e vendit të 8-të. Ndërkohë kanë 8 pikë më shumë se Valbona e vendit të 11-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga