
Pogradeci
Pogradeci ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Liqenorët do të nisin gjithçka nga trajneri për të vazhduar më pas me merkaton në hyrje.
Kështu sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se drejtuesit janë të kënaqur me punën e Samuel Nikajt dhe në këtë mënyrë kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin me të. Në këtë mënyrë Nikaj do të vazhdojë të udhëheqë pogradecarët edhe sezonin e ri.
Pogradeci do të garojë në Kategorinë e Parë dhe drejtuesit synojnë që të qëndrojnë mes më të mirëve. Gjithashtu mësohet se do të bëhen disa afrime “big” në skuadër në mënyrë që Pogradeci të jetë protagonistë në Kategorinë e Parë.
Poll