Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pa rivalë në Kategorinë e Parë, Manfredas Ruzgis hipotekon “Këpucën e Artë”

Shkruar nga NEWSPORT
Pa rivalë në Kategorinë e Parë, Manfredas Ruzgis hipotekon
Manfredas Ruzgis

Kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e Kategorisë së Parë në futbollin shqiptar, aty ku Vora e ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit në vendin tonë.

Goleadori lituanez Manfredas Ruzgis konsiderohet me të drejtë “arkitekti” i kësaj arritje. Ai erdhi me parametrao zero në merkton e verës dhe ka lënë gjurmë menjëherë. Me 24 gola në 28 ndeshje, futbollisti 28-vjeçarë mban kreun e golashënuesëve. Ndërsa rivali më i afërt është Oshafi i Falmurtarit me 9 finalizimi më pak. Nëse i referohemi numrit të ndeshjeve, duket gati e pamundur që “pyka” e ekipit vlonjat të arrijë Ruzgis.

Interesante është se ekipi i Vorës ka shënuar në totalë 55 gola, çka do të thotë se më shumë se 40% kanë ardhur nga Manfredas. 

Përballja mes bomberit lituanez dhe Aldrit Oshafi është planifikuar në javën e fundit, aty ku do vulosen edhe fatet e goleadrit në Kategorinë e Parë.    

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga