Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Një hap më shumë për "rikthimin", Pogradeci sfidon rivalët direkt: Të luajmë si një familje!

Shkruar nga NEWSPORT
Një hap më shumë për "rikthimin", Pogradeci sfidon
Pogradeci

Pogradeci luan të mërkurën ndeshjen e javës së 26-të të Kategorisë së Parë. Liqenorët janë gati të hedhin një tjetër hap të rëndësishëm për objektivin drejt rikthimin në Superiore, teksa presin në shtëpi Ilirinë e një vendi më poshtë në klasifikim.

Një përballje direkte mes dy skuadrave të cilat pozicionohen në vendet që çojnë në gjysmëfinalet për play-off. Skuadra e Emiljano Çelës ka nisur përgatitjet e fundit, ndërsa në faqen zyrtare, pogradecarët shihen të motivuar për t'i marrë maksimumin kësaj sfide. 

POSTIMI

"KF POGRADECI - KF ILIRIA"
“Nesër nuk është thjesht një ndeshje. Nesër është momenti ynë për të treguar kush jemi. Ju vishni fanellën e KF Pogradecit, një fanellë që përfaqëson qytetin, tifozët dhe gjithë sakrificat që kemi bërë deri këtu. Në fushë duhet të jemi një trup i vetëm: luftë për çdo top, ndihmë për shokun e skuadrës dhe besim deri në minutën e fundit. Nuk ka rëndësi sa e vështirë bëhet ndeshja, rëndësi ka që ne të mos dorëzohemi kurrë. Dilni në fushë me zemër, me karakter dhe me krenari. Jepni gjithçka për këtë fanellë dhe për tifozët që janë këtu për ne. "Luajmë si një familje. Luajmë për fitore.”

 

Poll

Lexo gjithashtu