Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Një “finale” i pret në Vorë, Kastrioti bën njoftimin e rëndësishëm përpara sfidës me Luzin

Shkruar nga NEWSPORT
Një “finale” i pret në Vorë, Kastrioti bën
Kastrioti

Sfida e së dielës vlen sa një sezon për ekipin e Kastriotit. Klubi krutan përballet në fundjavë me Luzin në orën 15:00 në stadiumin e ”Vorës” në sfidën e vlefshme se kush do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë.

Në prag të kësaj sfide, Kastrioti ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët krutanë. Transporti për në Vorë do të jetë falas, gjithashtu dhe hyrja në stadium për të mbështetur skuadrën e qytetit.

“Të dielën në orën 15:00, luhet ndeshja Play-Out përball Luzit 2008. Sfida do të zhvillohet në Stadiumin e Vorës, dhe është ndeshja vendimtare që vendos fatet e këtij sezoni. Ekipi ka nevojë për mbështetjen tuaj në këtë përballje delikate, ndaj, ftohen të gjithë spordashësit që të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje që vendos fatet e sezonit. Transporti dhe hyrja në stadium do mundëdohen falas nga klubi.

Për tifozët nga Kruja, nisja do të bëhet në orën 13:30 te "Grand Hotel".

Ndërsa për tifozët nga Fushë-Kruja, nisja do të bëhet në qendër në orën 14:00.

Ejani mbështesni skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme, pasi të bashkuar i'a dalim.”, shkruan Kastrioti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga