Kategoria e Parë hapi javën e dytë ditën e djeshme me ndeshjen Lushnja – Pogradeci (1-0). Sot vijon sërish me 4 ndeshje të tjera të cilat do të luhen paralelishit duke nisur nga ora 17:00.
Apolonia – Kastrioti në Fier dhe Erzeni – Flamurtari në Shijak luajnë për pikët e para të sezonit pas humbjeve në javën e parë. Burreli synon një tjetër fitore teksa pret Valbonën në shtëpi, ndërsa Vora e Kukësi kërkojnë të vijojnë rrugën e 2 pikëve.
Sektori i Arbitrimit në FSHF ka emëruar edhe arbitrat e ndeshjeve ku nuk kursehen aspak emra si Enea Jorgji apo Klodian Shahini duke i dhënë kështu një rëndësi të madhe sfidave të sotme.
Erzeni - Flamurtari
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ridiger Çokaj
Arbitër i 4: Xhulio Agolli
Vora - Kukësi
Arbitër kryesor: Erald Demiraj
Asistent 1: Rexhep Muzhaqi
Asistent 2: Elis Pulaj
Arbitër i 4: Ervin Kotomelo
Apolonia - Kastrioti
Arbitër kryesor: Klodian Shahini
Asistent 1: Heraj Lisaku
Asistent 2: Ilir Cani
Arbitër i 4: Albano Stolaj
Burreli - Valbona
Arbitër kryesor: Xhulian Bacaj
Asistent 1: Devis Përndreca
Asistent 2: Orgest Loci
Arbitër i 4: Gerard Çokaj