
Kukësi do të presë ditën e sotme Korabin. Sfidë kjo që do të luhet në orën 16:00 në “Kukës Arena" dhe është i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë së Parë.
Një takim ku verilindorët do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh për t’iu afruar vendeve të para në klasifikim. Për këtë përballje klubi ka nxjerrë në shitje biletat, ndërsa ka zbuluar edhe çmimet e tyre.
Kështu nga 200 – 1500 lekë variojnë çmimet e biletave për këtë sfidë, ndërsa klubi ka treguar që duke nisur nga mëngjesi i ditës së sotme mund t’i blini në sportelin përkatës afër stadiumit “Kukës Arena”.
“Ditën e sotme mund të blini biletat për ndeshjen Kukësi - Korabi, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë së Parë, teksa do të shiten pranë stadiumit "Kukës Arena".
Çmimet e biletave:
TRIBUNA VIP - 1500 LEKË
TRIBUNA GRAMOZ PALUSHI - 500 LEKË
TRIBUNA ZEQIR YMERI - 500 LEKË
TRIBUNA SHKËLZEN DOMI - 200 LEKË
TRIBUNA SADIK ZENELI - 200 LEKË
TRIBUNA NAIM HOXHA (MIQTË) - 200 LEKË”, thuhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram