
Besa - Pogradeci
Besa dhe Pogradeci do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen finale të “play-off” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 17:00.
Një duel që pritet të jetë mjaft i fortë, me dy ekipet që përballen për herë të tetë në këtë sezon. Në 7 ndeshjet e para, përfshirë këtu edhe në Kupë, Besa ka triumfuar 3 herë. Në krahun tjetër, Pogradeci ka fituar 2 ndeshje të tjera, ndërsa po 2 duele kanë përfunduar në barazim.
Liqenorët sot janë në fushë për “misionin” Superiore, por edhe për të barazuar statistikat e këtij sezoni. Kujtojmë që fituesi mes Besës dhe Pogradecit, do të përballet me Tiranën për aktin final drejt Superiores.
Poll