
Kukësi – Lushnja është një nga duelet e ditës së sotme që është e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë së Parë. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Kukës Arena” në orën 16:00.
Verilindorët pas humbjes me Burrelin do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të mbajtur hapin e ekipeve të kreut. Ndërkohë nga krahu tjetër lushnjarët synojnë fitoren e parë sezonale në kampiona, ndaj dhe kjo sfidë bëhet shumë e rëndësishme.
Por Lushnja duket favoritë për të triumfuar sërish. Kjo pasi në 3 përballjet e sezonit të kaluar, lushnjarët ia kanë dalë të sigurojnë pikët e plota ndaj kuksianëve. Plot 9 gola kanë shënuar në portën e Kukësit, kundrejt 2 golave që kanë shënuar kuksianët në portën e lushnjarëve. Statistika këto që “detyrojnë” Kukësin të luajë “all-in” dhe të synojë të “hakmerret” ndaj tyre.