
Elbasani do të presë në shtëpi Tomorin nesër në orën 15:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 32-ë të Kategorisë së Parë. Verdheblutë kanë siguruar ngjitjen në elitë, por duan të shpallen kampion dhe janë shumë afër kësaj arritje.
Mund të ndodh që në këtë ndeshje nëse fitojnë me beratasit dhe Bylis lë pikë në ndeshjen e vet. Elbasani ka paguar gjobën e tifozëve të cilët do të rikthehen në shkallët e tribunës. Klubi ka nxjerrë në shitje biletat dhe me një njoftim në rrjete sociale publikon çmimet e tyre.
Tribuna ‘ultras’ pas porte kushton 100 lekë, ‘karshia’ 200 lekë, tribunat kryesore 500 lekë dhe VIP 1000 lekë. Biletat do të jenë në shitje në pikën e biletarisë në ‘Elbasan Arena’ ose në dyqanin zyrtar të klubit.