
Lushnja ka fituar me rezultatin 1 me 0 përballë Pogradecit. Ishte goli i Xhabrahimit që vendosi në pjesën e parë të ndeshjes, pikërisht kur luhej minuta e 20-të.
Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e RTSH Sport trajneri i Lushjës Gugash Magani.
“Fitorja është e bukur, të jep kënaqësi. Aq më shumë që kishim përballë një skuadër me motiv të lartë, që kishte marrë rezultat pozitiv. Ishin 2 skuadra që luftuan fort. Bëmë një fitore të vuajtur, pavarësisht se kundërshtari nuk na rrezikoi. Në 2 momentet e fundit, lojtarët tonë mund të kishin 3-fishuar rezultatin nëse do të ishin më të qetë. Kanë ardhur lojtarë që janë nën kondicionin e duhur për të përballuar 90 minutëshin.
Trajneri gjithë kohën është i shigjetuar. Këto janë nerva loje, nuk e ofendova lojtarin, i thashë të shtrëngohej. Disha ka marrë miratimin tim nga vjet dhe është veteran. Ishte në minutat e fundit dhe mund të rrezikonim.
Nuk dua t’i hy pjesëve financiare sepse ha shumë diskutim. Një skuadër që ka president shkon më mirë. Në Lushnjë është presioni i rezultateve që vjet, nuk më japin të drejtë rezultatet dhe mund të isha larguar. Nuk kam ardhur për të bërë karrierë në Lushnjë, por këtu ndihem si trajner Superiore. Falenderoj drejtuesit e kryetaren e Bashkisë se mund të ishim ndarë.
Nuk mund të bëj parashikim. Kalendarin e kemi pasur disi të egër, ndeshje në Peshkopi. Në vazhdim do të analizojmë gjithçka. Më mbetet shumë punë për të bindur skuadrën që futbolli është lojë kolektive.
Me fjalën që ka thënë administratori, se çdo skuadër bën shpenzime dhe ka objektivat e veta, objektivin im është të jem në 4 skuadrat më të mira. Nëse Lushnja deri në dhjetor do të jetë si vjet, unë nuk do vazhdoj vitin tjetër. Në Superiore ka dhe skuadra të tjera, por unë nuk dorëzohem kurrë", u shpreh Magani ndër të tjera.