Takimi i vetëm i ditës së sotme në Kategorinë e Parë është zhvilluar në ‘Roza Haxhiu’. Lushnja ka triumfuar në derbin e Myzeqesë kundër Apolonisë me rezultat minimal 2-1, por që kënaq lagunarët.
Për 3 pikët e vendasve nga Myzeqeha mendoi Kamissoko në minutën e 37-të dhe Kaçanolli në të 52-tën. Trajneri i Lushnjës duket i lumtur nga kjo fitore në derbi dhe e ka nisur mbrëmjen me një fjalim dedikues ndaj lojtarëve verdhjeshil.
Tekniku që ka ndryshuar situatën në kampin lagunar falenderon futbollistët e tij dhe thekson se ky 3 pikësh u takon vetëm atyre. Falenderimet nuk kanë munguar as kundrejt tifozerisë lushnjare, e cila ishte e shumët në numër edhe pse në një ditë me mot të keq.
Dashuria ndaj ekipit nuk mungon kurrë në qytetin lushnjar dhe fitorja me rivalët fierakë 'ngroh' shumë ambientin pas disa rezultateve zhgënjyese.
DEKLARATA:
"???????????????????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????̈ ????????????????????????, ???????????? ???????????? ???????????????????????? ???? ???????????????????????????????????? ????????????????????????????????, ???????????????????????????????????????????????? ????????̈ ???????? ????????????̈????????????????????????????.
???????????????????? X????????????????"