Pogradeci është një nga skuadrat pretendente për 2 vendet e para në tabelën e klasifikimit, me liqenorët të cilët në 4 javët e fundit kanë marrë 2 fitore dhe 2 barazime.
Fitorja e fundit në derbi ndaj Skënderbeut ka shtuar akoma më shumë besimin në Pogradec, se ky mund të jetë sezoni i duhur për të tentuar fitimin e trofeve dhe për të arritur objektivat e vendosura nga klubi.
Liqenorët mposhtën në transfertë 2-1 me përmbysje pikërisht kryesuesit e kampionatit, Skënderbeun. Në këtë takim, shkëlqyen më shumë se të tjetër, 2 futbollistë. Bëhet fjalë për Paolo Kasmollari, i cili ishte si një “motor” në mesin e fushës.
Por jo vetëm, pasi bashkë me të “hero” ishte edhe Freeman Pius, me këtë të fundit që ishte rrezik konstant për mbrojtësit e Skënderbeut.
Jo më kot të dy futbollistët u zgjodhën edhe në formacionin më të mirë të javës së 15-të në Kategorinë e Parë. Nërkohë bashkë me to ishte edhe trajneri Emiliano Çela. Ky i fundit ishte zgjedhur trajneri më i mirë i javës.
