Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Me sytë nga fundi dhe kreu, Luftëtari kërkon të ndalë liderët e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Me sytë nga fundi dhe kreu, Luftëtari kërkon të ndalë
Skënderbeu

Kryesuesi i Kategorisë së Parë, Skënderbeu, do të rikthehet në fushë pas pushimit të kombëtareve për t’u përballur në një transfertë delikate me skuadrën e Luftëtarit, në kuadër të javës së 7-të.

Korçarët, që momentalisht mbajnë vendin e parë me 16 pikë pas 6 javësh kampionat, synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të ruajnë distancën nga vendi i dytë, i cili mbahet nga Laçi me 10 pikë.

Nga ana tjetër Luftëtari renditet në vendin e 7-të të tabelës , ku pas 6 javësh kampionat ka grumbulluar vetëm 7 pikë. Gjirokastritët do të tentojnë suprizën para tifozëve të tyre edhe për faktin se stadiumi “Luftëtari” ka qenë gjithmonë fushë e vështirë për “Ujqërit e Dëborës”.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e diel në orën 14:00 dhe pritet të ketë një rëndësi si për kreun e renditjes, ashtu edhe për fundin  e tabelës.

Poll

Lexo gjithashtu