
Lushnja ia doli që vetëm në ndeshjen e “Play-Off” me Ilirinë të siguronte qëndrimin në Kategorinë e Parë. Një sezon aspak pozitiv për lushnjarët, që vazhdojnë vit pas viti të vënë në diskutim qëndrimin mes më të mirëve në këtë kategori.
Por pavarësishsht sezonit mjaft zhgënjyes, në sfidën ndaj Ilirisë kishte një numër të kosiderueshëm të tifozëve të pranishëm në stadiumin “Egnatia Arena”, u u zhvillua sfida. Një mbështetje e madhe kjo për skuadrën, teksa ishin mbi 2 mijë tifozë që borohitën për ekipin e zemrës së tyre.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, klubi lushnjar falenderon tifozët, teksa ndër të tjera kërkon që kjo skuadër të privatizohet. Një qytet si Lushnja nuk e meriton aspak që skuadra e tyre të luajë në këto pozicione, ndësa thekson se për shkak edhe të kushteve të vështira nuk ka më lushnjarë që “djersisin” për fanelën. Mikel Canka vazhdon të vrapojë dhe luajë sit ë jetë një 20-vjeçar dhe ky lajtar por dhe qyteti, thekson klubi nuk e meritojnë diçka të tillë.
“Po i gëzohemi një fitore që shpëtoj sezonin nga fatkeqësia që na ka kapluar kto dy vite... në fakt gëzimi më i madh është që dhe në stadiumin Egnatia ishin mbi 2.000 Lushnjar , në një ndeshje që luhet komplet në një ligë inferiore...
2.000 zëmra që rrahin në heshtje akoma për këtë ekip që duhet me patjetër privatizim sepse ky popull nuk e meriton këtë ekip.
Në Lushnjë duhet ndrruar politika e futbollit. Ska më Lushnjar që luajnë top , talenti i fundit që ka dal nga ato fushat me "Baltë " është Kelja ... sot fushat i kemi moderne , por ka një mungesë të theksuar promovimi nga të rinjtë !
Kapiteni është 37 vjeç sot dhe luan akoma me shpirt si 20 vjeç. Magani një trajner tradite që në këto kushte dhe ai ka presjon të madh sepse çdo kritik bie mbi të.
Me pak fjal , Lushnja ka shpresë , sepse dje me vete kishte mbi 2.000 tifoze , që treguan që e duan pa kushte dhe pa interes...”, thuhet në postim.