
Është zhvilluar sot ndeshja e javës së 22-të të Kategorisë së Parë midis Valbonës dhe Lushnjës. Në këtë sfidë ka ardhur goli i parë i lojtarit më të ri të lushnjarëve.
Gentrit Ulluri ka gjetur golin për herë të parë me fanellën verdhjeshile. Madje, realizimi i transferimit të kësaj merkatoje tek lagunarët ishte me vlerë të madhe pasi shënjoi nisjen e përmbysjes dramatike ndaj tropojanëve.
Valbona ishte në avantazhin e 2 golave deri në momentin kur 23 vjeçari tudni rrjetën për miqtë dhe në fund situata u përmbys, me myzeqarët që arritën të merrnin 3 pikë mjaft të vyera. Në minutën e 45-të, kur mendohej se blutë ishin të qetë drejt fitores, dardani arriti të shënojë të parin për Lushnjën mes 4 golave të fiotres jetike.
Takimi u mbyll me shifrat 2-4 dhe klubi verior nuk arriti të merrte pikë mbijetese në shtëpi, pas një loje mjaft të mirë në pjesën e parë, ku Lushnja ka qenë inekzistente. Lojtari nga Kosova jep sinjale të rëndësishme pasi gjen realizimin vetëm në ndeshjen e tretë me klubin e Kategorisë së Parë.
