
Elbasani 2-0 Vora (Lleshi 2', Greca 77')
Ndeshja mes Elbasanit dhe Vorës e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë së Parë, ka përfunduar me fitoren e verdhebluve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Golat për Elbasanin u shënuan nga Lleshi dhe Greca, të cilët i sollën këtë fitore ekipit. Me këtë triumf, Elbasani rimerr kreun e renditjes dhe shkon në kuotën e 73 pikëve. Në krahun tjetër, Vora mbetet në vendin e katërt me 48 pikë.
Kategoria e Parë: Java e 31
Stadiumi: "Elbasan Arena"
Arbitër: Ermis Çelaj
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Pere, K.Kasa, Lila, A.Kasa, Fernandes, Hasani, Leo Melo, Greca, Lleshi. Trajner: Nevil Dede
VORA: Jata, Ismaili, Dalipi, Gaio, Imami, Tabaku, Avdiu, Sefa, Qardaku, Raboshta, Prenga. Trajner: Endri Zjarri
Rastet e ndeshjes:
77' GOL! Greca dyfishon shifrat.
2' GOL! Arsen Lleshi kalon vendasit në avantazh.
1' Starton sfida në "Elbasan Arena".