Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 2 gola vendosin fatet e sfidës në Fier, Flamurtari “humbet” kontaktet me kreun

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola vendosin fatet e sfidës në Fier, Flamurtari
Apolonia - Flamurtari

APOLONIA – FLAMURTARI  1 – 1 

Ndeshja:

Është mbyllur 1-1 sfida mes Apolonisë dhe Flamurtarit. Në “Loni Papuçiu” ekipet nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi dhe në javën e 16-të ndajnë pikët mes tyre.

Fillimisht vendasit kaluan në avantazh fillimisht me Maksutin në minutën e 27-të. Ndërkohë pjesa e parë mbyllet me avantazhin e fierakëve. Pjesa e dytë do të fliste më shumë për vlonjatët, të cilët këmbëngulin për të gjetur barazimin.

Dhe pikërisht golin e gjejnë në minutën e 77-të, kur Selimi do të mposhte Kacajn dhe do të çonte shifrat në 1-1. Pavarësisht se kuqezinjtë marrin një pikë mes vuajtjes, për ta është një hap fals, pasi pas fitores së Besës dhe Vorës, humbasin kontaktet me 2 vendet e para.

Skuadra e Andrea Agostinellit mbetet në vendin e 3-të me 36 pikë, 2 më pak se Besa dhe 4 më pak se Vora. Ndërkohë nga ana tjetër Apolonia mbetet në vendin e 9-të të “Play_out” me 16 pikë.

Katgoria e Parë: Java e 16

Stadiumi: “Loni Papuciu”

Arbitër: Florian Lata

Formacionet zyrtare:

Apolonia: Kacaj, Topi, Reapj, Asllanaj, Trifoni, Hebeja, Bejzade, Kofi, Maksuti, Rakipaj, Umejiego. Trajner: Sedat Pajaziti

Flamurtari: Kaloshi, Bolandos, Pjeshka, Beqja, Murataj, Shkurtaj, Trashi, Oshafi, Bangali, Atanda, Ememe. Trajner: Andrea Agostinelli

LIVE:

90+6'- Mbyllet 1- 1 sfida ne Fier. Apolonia dhe Flamurtari ndajne piket mes tyre.

85'- Apolonia niset ne kundersulm, por mbrojtja vlonjate eshte e vemendshme. 

77'- Flamurtari barazon shifrat, Selimi gjen rrugen e rrjetes.

64'- Flamurtari kembengul per golin, por Kacaj eshte "makthi" i vlonjatëve. 

46'- Nis pjesa e dyte.

45+3'- Mbyllet pjesa e parë, Apolonia kryeson 1-0 me Flamurtarin.

33'- Flamurtari reagon menjëherë, por portieri i Apolonisë në pozicionin e duhur.

27'- Apolonia kalon në avantazh, Maksuti mposht Kaloshin.

5'- Flamurtari krijon rastin e parë të rrezikshëm, pret Kacaj.

1'- Starton me 20 minuta vones sfida ne Fier, ambulanca mberrin ne stadium

* Ndeshja eshte shtyre per shkak se ambulanca nuk ndodhet ne stadium. Ekipet jane ne pritje te ambulances. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga