Kategoria e Pare
Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ditën e sotme ndeshjet e radhës. 8 ekipe do të sfidohen mes tyre për llogaritë e javës së 20-të të kampionatit.
Të gjitha duelet do të luhen në orën 13:30. Kështu Iliria do të presë në shtëpi Apoloninë, ndërsa Kukësi do të përballet me Besën e Kavajës.
Interesante do të jetë edhe sfidat laçi – Luftëtari dhe Pogradeci – Korabit, ku ekipet do të luajnë “gjithçka për gjithçka” vetëm për 3 pikët.
Ndërkohë ditën e nesërme do të luhet ndeshja e fundit mes Lushnjes dhe Burrelit, ora 13:30, teksa vlen të theksohet se ditën e djeshme u zhvillua dueli mes Skënderbeut dhe Kastriotit, takim që përfundoi 2-1 për korçarët.
Poll
