
KATEGORIA E PARË: Java e 13-të
Janë mbyllur pjesët e para të 4 sfidave të sotme të Kategorisë së Parë. Deri më tani në këto ndeshje janë shënuar vetëm 4 gola.
Flamurtari ia doli të fitonte minimalisht 2-1 në shtëpi përballë Erzenit. Ndërsa në krahun tjetër, Kastrioti mori një fitore të rëndësishme 1-0 kundër Apolonisë së Fierit.
Në ndeshjet e tjera, Valbona u mposht 0-4 në shtëpi nga skuadra e Burrelit, me këta të fundit që dominuan ndeshjen. Në kraun tjetër Besa e Kavajës nuk e falin Korabin në Peshkopi. Kavajasit triumfuan 0-3.
Kështu, Flamurtari mbetet në vendin e parë me 32 pikë, një më shumë se Besa. Ndërsa Korabi mbetet në vendin e 10-të me 11 pikë dhe Erzeni në të fundit me vetëm 2 pikë.
NDESHJET DHE REZULTATET:
FLAMURTARI – ERZENI 2 – 1 (Oshafi 10', Yori autogol 73' / Akibu 79')
KASTRIOTI – APOLONIA 1 – 0 (Berisha 90')
VALBONA – BURRELI 0 – 4 (Francino 44', Ferruku 73', Zani 82', Lamçe autogol 85')
KORABI – BESA 0 - 3 (Mazrekaj 17', Oliviera 30', Sina autogol 65')