Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Vora fiton me “poker” dhe “zhyt” Kukësin, Pogradeci “kafshon” Lushnjen për një vend në “Play-Off (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vora fiton me “poker” dhe “zhyt” Kukësin,
Vora/ Pogradeci - Lushnja

KATEGORIA E PARË: Java e 13-të

Ndeshjet: 

Vora dhe Pogradeci kanë arritur të sigurojnë 3 pikët ditën e sotme. Skuadra e Arian Bellait fitoi me “poker” ndaj Kukësit, teksa triumfuan 4-0 ndaj verilindorëve.

Ndërkohë nga ana tjetër pogradeci triumfoi 1-0 ndaj Lushnjes në duelin direkt mes tyre për një vend në “Play-Off”. Pas këtyre fitoreve Vora ndodhet në vendin e 3-të në klasifikim me 31 pikë, po aq sa Besa, ndërsa kanë 1 pikë më pak se Flamurtari.

Pogradeci pas triumfit ndaj Lushnjes ngjitet në vendin e 6-të në “Play-Off” me 18 pikë, teksa zbret nga “top6- skuadrën e Apolonisë. Kurse Lushnja mbetet në vendin e 8-të me 15 pikë.

KUKËSI – VORA   0 – 4 (Aneni 10', Tabaku 20', Ruzgis 58', 81')

Formacionet zyrtare:

KUKËSI: Dervishaj, Mejdani, Lamellari, Jusuf, Beshiraj, Hasaj, Hilaj, Nasir, Kapllanaj, Selita, Danaj

VORA: Ruci, Ismaili,Tabaku, Bardhi, Aneni, Ruzgis, Dalipi, Imami, Frenklin, Shehi, Geci

LIVE:

90+2'- Mbyllet me fitoren e Vores sfida ne Kukes. 

81'- Tjeter gol ne Kukes. Ruzgis shenon golin e dyte personale dhe te 4 te skuadres.

61'- Ruzgis shenon serish, Vora udheheq 3-0. 

58'- Vora shenon edhe golin e 3-te me ane te Ruzgis, por anulohet per pozicion te parregullt.

45'- Mbyllet pjesa e parë. Vora udhëheq 2-0 ndaj Kukësit.

19'- Shperfytyrohen vendasit. Vora shenon edhe golin e dytë Me Tabakun.

10'- Vores i mjaftojne 10 minuta. Skuadra e Arian Bellait gjen golin me ane te Ruzgis.

1'- Starton sfida.

 

POGRADECI – LUSHNJA  1 – 0 (Kazem 14')

POGRADECI: Baci, Hysenllari, Kastrati, Sodiq, Lila, Kasmollari, Danladi, Duarte, Raza, Panadic, Alidema

LUSHNJA: Alimucaj, Hida, Korreshi, Deliaj, Xhabrahimi, Tabaku, Kamisoko, Xherrison, Kouasi, Meta, Da Mota

LIVE:

90+9'- Perfundon sfida ne Pogradec, vendasit mposhtin 1-0 Lushnjen.

90+6'- Kapiteni i lushnjareve humb penalltine, pasi topi shkon mbi porten. 

90+5 Pas rishikimit ne VAR ka penallti per Lushnjen, me Cangan qe merr persiper penalltine.

90+2'- Prekje te topit me dore ne zone nga lojtaret e Pogradecit. 

70'- Pogradeci eshte me kembengules per golin e dyte, por lojtaret nuk gjejne dot porten.

45+2'- Mbyllet pjesa e pare mes Pogradecit dhe Lushnjes. Vendasit udhëheqin 1-0. 

31'- Tension mes lojtareve ne fushe. Arbitri i ndeshkon me karton Korreshin.

14'- Kazem kalon Pogradecin ne avantazh. 

10'- Pogradeci jep shkëndijën e parë me Kastratin, por lojtari i pogradecareve nuk gjen dot porten. 

1'- Starton sfida. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga