Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 3 kartonë të kuq dhe 2 gola në Laçi-Pogradeci, liqenorët besojnë ende te elita! Kurbinasit dhe Skënderbeu rikthehen në Superiore (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 kartonë të kuq dhe 2 gola në Laçi-Pogradeci,
Kategoria e Parë

Kanë përfunduar 6 sfidat e Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 31-të. Skënderbeu dhe Laçi kanë konfirmuar dhe zyrtarisht ngjitjen në Superiore pas fitoreve respektive përballë Kastriotit (4-0) dhe Pogradecit (2-0).

Edhe pse skuadra e Emiljano Çelës nuk ia doli të triumfojë në këtë transfertë, shanset e tyre mbeten reale për t'u kualifikuar si ekipi i tretë në elitë. 

Fitore të rëndësishme ka marrë dhe Besa e Kavajës që ka mposhtur në transfertë 2-1 Apoloninë. Po në transfertë ka fituar dhe Iliria ndaj Lushnjes 3-0. 

Në anën tjetër, Luftëtari merr një triumf shpresëdhënës për mbijetesën, pasi mposhti 2-0 Burrelin, ndërsa sfida mes Kukësit dhe Korabi përfundoi barazim 1-1

Më poshtë do t'iu njohim me rezultatet në kohë reale dhe për golashënuesit në secilën sfidë.

REZULTATET:

Laçi 2-0 Pogradeci (Bibo 3', Jiakponna 62')

FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI:
BIba; Azizi, Kurti, Jiakponna, Tresa, Myrta, Muhammad, Bibo, Mjaki, Nerguti, Kalaj. Trajner: Naci Sensoy. 
POGRADECI:
Marin; Toshevski, Lesai, Ogunleye, Kazeem, Samake, Kasmollari, Zguro, Abazaj, Preknicaj, Shanaj. Trajner: Emiljano Çela.

GOLAT

Goli i Jiakponna

Penalltia e Zguros, e pritur nga Biba

Goli i Bibos

Skënderbeu 4 -0 Kastrioti (Nasr 36', 77', Janaqi 37')

Apolonia 1-2 Besa (Amagba 87'/ Spahiu 43')

Lushnja 0-3 Iliria (Selmani 38', Stafa 53', Fofana 84')

AF Luftëtari 2-0 Burreli (Zani 37') 

Kukësi 1-1 Korabi (Abiodoun 81', Isteri 29')

Poll

Lexo gjithashtu