Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 12-të të Kategorisë së Parë. Në dy sfidat e sotme janë shënuar 6 gola, ku nuk munguan dhe surprizat.
Vora u shtang në transfertën e Fierit duke u mposhtur nga Apolonia. Këta të fundit ia dolën që të fitonin me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Maksuti dhe Umejiego.
Me këtë humbje, Vora mbetet me 28 pikë dhe i jep “asist” Flamurtarit, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Apolonia ngjitet në vendin e 6-të në kuotën e 15 pikëve.
Në ndeshjen tjetër, Lushnja fitoi pa probleme 3-1 kundër Korabit duke “zhytur” më keq në krizë klubin dibran. Lushnja shkon kështu me 15 pikë në vendin e 7-të, ndërsa dibranët me 11 të tilla mbetet në vendin e 9-të.
Apolonia 2 – 0 Vora (Maksuti 10', Umejiego 38')
APOLONIA: Bushi, Repaj, Asllanaj, Yasin, Trifoni, Hebeja, Bejzade, Ndubuisi, Ayivi, Maksuti, Umejiego.
VORA: Ruçi, Ismaili, Tabaku, Bardhi, Vrapi, Aneni, Ruzgis, Imami, Avdiu, Shehu, Geci.
10' GOL APOLONIA! Shënon Maksuti.
38' GOL APOLONIA! Shënon Umejiego.
Lushnja 3 – 1 Korabi (Korreshi 32', Willie 59', Camko 75' / T.Marku 83')
LUSHNJA: Alimuçaj, Hida, Korreshi, Deliaj, Xhabrahimi, Tabaku, Joti, Willie, Kouassi, Meta, Matheus Motta.
KORABI: Qyrani, Hasaj, Paplekaj, Sina, Kurti, Mziu, Kryemadhi, T.Marku, Reçi, Andoni, Peralta Romero.