Ka përfunduar java e 16-të në Kategorinë e Parë, teksa nuk kanë munguar polemikat dhe rezultatet befasuese. Kryendeshja mes Laçit dhe Skënderbeut i ka pasur të gjitha. Ekipi kurbinas fitoi me shifrat 2 – 1 pas 5 kartonësh të kuq.
Golat e Myrtas dhe Bibo në pjesë ë parë rezultuan përcaktues, ndërsa rrjeta e Ukici për korçarët shërbeu sa për statistikë. Gjata, Talek, Lico, Nerguti dhe Musa u përjashtuan me karton të kuq nga arbitri Hamiti.
Në Pogradec, vendasit nuk hasën vështrirës përballë Kukësit, duke fituar 2 – 0 me dopietën e Pius në minutat 6 dhe 20’. Iliria barazoi vetëm në fund karshi Luftëtarit, në “X” u mbyll edhe Burreli – Kastrioti.
Surpriza e madhe erdhi nga stadiumi “Loni Papuçiu”, ku Apolonia u mposht 0 – 3 prej Korabit. Tashmë, diferenca mes Skënderbeut kryesues dhe Laçit është ngushtuar në 4 pikë.
Pogradeci i drejtuar nga trajneri Emiljano Çela është afruar ndjeshëm, 29 pikë, pozita e 3-të në tabelë. Nesër në orën 13:30 është planifikuar takimi Lushnja – Besa.
NDESHJET dhe REZULTATET:
APOLONIA – KORABI 0 - 3 (Xhika 8', Morina 68, Marku 79')
BURRELI – KASTRIOTI 0 - 0
ILIRIA – LUFTËTARI 1 - 1 (Diarrassouba 90'/Isteri 42')
POGRADECI – KUKËSI 2 - 0 (Pius 6', 19')
Goli i Pius
Goli i dyte i Pius
LAÇI – SKËNDERBEU 2 - 1 (Myrta 12', Bibo 28'/Ukici 82')
Goli i Myrtas
Goli i Bibo
