
Kategoria e Parë
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë. 9 gola janë shënuar në 4 sfidat e ditës së sotme.
Kukësi është rikthyer te fitorja, me verilindorët që sigurojnë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në transfertë. Skuadra e Emiliano Çelës ka triumfuar 3-2 ndaj Apolonisë me përmbysje.
Fitore të rëndësishme mori edhe Lushnja kundër Kastriotit, me lushnjarët që triumfuan 2-0 ndaj krutanëve. Ndërkohë në barazim janë ndalur Erzeni – Valbona 1-1 dhe Burreli – Korabi 0-0.
NDESHJET:
APOLONIA – KUKËSI 2 – 3 (Trifoni 4', Hebeja 80'/ Sadiq 5', Hasaj 40', 60')
ERZENI – VALBONA 1 – 1 (Akibu 12'/ Llanaj 34')
BURRELI – KORABI 0 – 0
LUSHNJA - KASTRIOTI 2 - 0 (Kaçanolli 32', Kamissoko 89')
Poll