Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë/ Shkurtaj i jep fitoren Flamurtarit në “frymën e fundit”, Korabi dhe Burreli nuk zhgënjejnë (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë/ Shkurtaj i jep fitoren Flamurtarit në
Kategoria e Parë

Kanë përfunduar 3 sfidat e sotme të Kategorisë së Parë. Në këto 3 ndeshje të zhvilluar sot, të vlefshme për javën e 17-të të kampionatit janë shënuar 5 gola gjithsej.

Korabi fitoi 2-1 në shtëpi përballë Kukësit. Dibranët gjetën golat me Mziun dhe Markun, ndërsa golin e vetëm për kuksianët e shënoi Beshiraj në minutën e 62-të të sfidës.

Në krahun tjetër, Flamurtari fitoi 0-1 me vështirësi në transfertë kundër Valbonës. Këtë 3 pikësh të artë vlonjatëve ia dha Shkurtaj në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë që Burreli i drejtuar nga Ditmar Bicaj vazhdon ecurinë mjaft të mirë. Këtë herë matjanët triumfuan në transfertë kundër Lushnjës 0-1, me golin e Arango në minutën e 45-të.

Korabi 2 – 1 Kukësi (Mziu 51', T.Marku 55' / Beshiraj 62')

KORABI: Qyrani, Hasaj, Paplekaj, Kurti, Mziu, Kryemadhi, T.Marku, Stana, Andoni, Buci, Peralta Romero. Trajner: Agim Canaj.
KUKËSI: Dervishaj, Sulçe, Lamellari, Yusuf, Dragoshi, Metani, Beshiraj, Hilaj, Sadiq, Kapllanaj, Danaj. Trajner: Emiljano Çela.

Valbona 0 – 1 Flamurtari (Shkurtaj 90')

VALBONA: Marku, Mashi, Llanaj, Balla, Aluku, Lamçe, Farruku, Da Silva Sousa, Lala, Quicenco Roman, Vidrica. Trajner: Emiljan Gega.
FLAMURTARI: Kaloshi, Bolanos Ramierz, Kacbufi, D.Pjeshka, Beqja, Murataj, Trashi, Oshafi, Selimi, Allmuça, Ememe. Trajner: Andrea Agostinelli.

Lushnja 0 – 1 Burreli (Arango 45')

LUSHNJA: Alimuçaj, Korreshi, Tabaku, Joti, Magani, Kamissoko, Willie, Ibrahim Olola, Kouassi, Kacanolli, Meta. Trajner: Erion Xhafa.
BURRELI: Dani, Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Arango, Hoti, Dushkaj, Fetaj, Paloka, Rossi Francino. Trajner: Ditmar Bicaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga