
Vora
Vora është padiksutim skuadra më favorite për të triumfuar në Kategorinë e Parë në këtë sezon. Skuadra e udhëhequr nga Arian Bellai ka arritur të grumbullojë plot 40 pikë pas 16 javësh kampionat.
Skuadra vorake kryeson me 2 pikë më shumë se Besa e Kavajës, ndërsa kanë 4 pikë më shumë se Flamurtari. Tashmë ekipi është vetëm një ndeshje larg shpalljes kampione e dimrit.
Kundërshtari i radhës për Vorën do të jetë pogradeci, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30 dhe që zhvillohet në Pogradec. Një duel shumë i rëndësishëm për Bellain dhe “djemtë” e tij që do të tentojnë ta mbyllin këtë vit kalendarik në krye dhe për të lënë prapa rivalët.
Poll