
Ditën e sotme, ekipit të Pogradecit iu mohua një gol për pozicion jashtë loje, ku dukshëm lojtari Samake ishte në vijë paralele me lojtarët kundërshtarë. Ekipi liqenor nuk e toleron dot veprimin e arbitrave të takimit të sotëm dhe tashmë ka dalë me një deklaratë zyrtare për sfidën e sotme.
“DEKLARATË ZYRTARE NGA KLUBI I FUTBOLLIT POGRADECI
Të nderuar tifozë, media dhe anëtarë të komunitetit të futbollit,
Pasi analizuam të gjitha vendimet e marra nga trupa e arbitrave në ndeshjen e zhvilluar sot
kundër ekipit të Lushnjës, me bindje të plotë se e drejta është nga ana Jonë, ndihemi moralisht të
detyruar që të shpallim një reagim të fuqishëm ndaj arbitrimit skandaloz që ndodhi në fushë.
Vendimet e marra nga arbitrat e ndeshjes së sotme, ishin të papranueshme dhe të turpshme, duke
penalizuar ekipin tonë, duke i mohuar fitoren si dhe ka minuar integritetin e lojës së bukur të
Futbollit.
Ne, si klub, nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë një situate të tillë.
Vendimet e padrejta dhe të njëanshme, të cilat patëm fatin të përjetojmë, kanë kaluar çdo limit të
dënueshëm. Ky është një turp i madh për arbitrazhin dhe për çdo individ që pret që ndeshjet të
drejtohen me ndershmëri.
Kërkojmë një hetim të thellë dhe të menjëhershëm mbi këtë situatë, dhe një përgjegjësi të
drejtpërdrejtë nga organet përkatëse.
Arbitrimi siç po ndodh aktualisht nuk ka vend në futbollin tonë, dhe ne nuk do të lejojmë që
ekipi ynë të vazhdojë të trajtohet në këtë mënyrë të padrejtë.
Ftojme tifozët dhe ata që e duan futbollin të qëndrojnë me ne për të kërkuar ndryshime të
nevojshme.
Ne jemi të vendosur të luftojmë për drejtësi.
Për sa më sipër, shpallim “Person non grata”, arbitrin kryesor Florjan Lata dhe anësorin që
anulloi golin e rregullt ne minutën e 91, Xhuljo Mani.
Me indinjatë,
KLUBI I FUTBOLLIT POGRADECI
PRESIDENTI
ARMAND LILO”, shkruan Pogradeci.
View this post on Instagram