
Laçi është një nga skuadrat që vazhdon intensivisht përgatitjet për sezonin e ri. Kurbinasit përveç fazës përgatitore, ku skuadra po merr ngarkesën e duhur, po zhvilojnë edhe disa ndeshje miqësore.
E radhës është ndaj Vllaznisë, takim që është programuar të luhet ditën e sotme. Përballja me shkodranët do të startojë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin “Laçi.”
Kjo sfidë do t;u shërbejë trajnerëve për të parë edhe ecurinë e përgatitjeve dhe gjendjen e futbollistëve në prag të startit të sezonit të ri. Siç dihet, kurbinasit në këtë sezon do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Ndeshjen e parë të sezonit do ta zhvillojnë ndaj Ilirisë në transfertë, e programuar për t’u zhvilluar më 23 gusht në orën 17:00.
