Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Krenar”, Flamurtari hedh pas disfatën me polemika ndaj Laçit: Humbasim, por jemi me kokën lart

Shkruar nga NEWSPORT
“Krenar”, Flamurtari hedh pas disfatën me polemika ndaj
Flamurtari

Flamurtari nuk ia doli të siguronte biletën e saj në Superiore për sezonin e ardhshëm. Vlonjatët u mposhtën nga Laçi në finalen e Play-Out me rezultatin 3-1 në Kurbin dhe tashmë duhet të provojnë një tjetër sezon në Kategorinë e Parë.

Humbje, por me polemika të shumta ku protestat dhe akuzat ndaj arbitrit Erjon Bastari për gjykim të njëanshëm nuk kanë munguar, si nga klubi, ashtu edhe lotjarët e tifozët vlonjat. Tani, humbja duhet hedhur pas dhe fokusi duhet të kalohet e gjitha në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Klubi me një postim tjetër në faqen zyrtare duket se hedh pas këtë humbje duke shkruar se ndihen krenar e se janë me kokën lart.

“Krenar. Humbasim, por jemi me kokën lart”, shkruan klubi vlonjat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga