
Korabi
Korabi ka triumfuar në shtëpi përballë Luzit në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në Peshkopi, përfundoi me fitoren 5-1 të vendasve.
Ishin pikërisht këta të fundit që kaluan në avantazh të dyfishtë me antë të Kasallës dhe Cemës, në minutën e 31’ dhe 35’. Ndërsa në fundin e pjesës së parë, Treni ‘ndezi’ shpresën për Luzin duke e çuar ndeshjen në 2-1.
Me nisjen e pjesës së dytë, Korabi ishte përsëri më kërkues, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë, me Henri Markun, Irgi Kasallën dhe Hernan Reçin.
Me këtë fitore, Korabi mbetet në vendin e gjashtë me 43 pikë, ndërsa me 27 të tilla mbetet i 11-ti në tabelën e klasifikimit.
Poll