Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

"Kishim më shumë se 20 raste", Andrea Agostinelli gjen “fajtorin” për humbjen: Nuk kishim fat, por jam krenar për ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
"Kishim më shumë se 20 raste", Andrea Agostinelli gjen
Andrea Agostinelli

Flamurtari nuk ia doli të merrte pikë ndaj Vorës. Kuqezinjtë u mposhtën 3-2 nga Vora dhe në këtë mënyrë dorëzojnë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Pas sfidës Andrea Agostinelli ka folur, ku ka theksuar se skuadra e tij sot nuk kishte fat. Ndër të tjera nënvizoi se është shumë krenar për ekipin dhe se kampionati është shumë i gjatë.

“Humbja? Ishte një ndeshje që nuk patëm fat. Në 20 minutat e para nuk ishim mirë. Skuadra tregoi karakter dhe kjo më bvën të ndihem mirë.

Jeni i mërzitur për neglizhencën te goli i 3-të?  Sigurisht jam shumë nervoz. Po jam shumë i zhgënjyer dhe për arsyen se si e morëm golin e 3-të.

Çfarë i thatë skuadrës në minutat e fundit? Donim ta fitonim ndeshjen dhe sulmuan. Sulmuam mbi 20 herë. Ekipi po shkonte mirë pas 2-2 dhe nuk mendova të tërhiqja ekipin. Unë luaj gjithmonë për të fituar dhe këtë kërkova edhe sot.

Bëmë pjesën e dytë në fushën e Vorës dhe golin e hëngrëm me një gol të gjatë. Luajtëm një futboll të mirë dhe humbëm shumë raste. Unë jam krenar për ekipin dhe kampionati është shumë i gjatë”, ka përfunduar timonieri i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga