
Ditën e shtunë në orën 13:30, Kukësi do të presë në shtëpi skuadrën e Burrelit për të zhvilluar ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, djemtë e Bicajt kërkojnë ngjitjen në Superiore, ndërsa verilindorët kërkojnë të dalin nga zona e ftohtë.
Për të rritur shanset e qëndrimit në Kategorinë e Parë, ekipi i Kukësit do të ketë hyrjen falas për çdo tifoz ditën e shtunë. Me praninë e tifozëve në shkallët e “Kukës Arena”, ekipi verilindor pret një mbështetje shumë të madhe. Prezencën pa pagësë në stadium, e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e klubit.
“NEXT MATCH ????????
⚽️ FK KUKËSI - KF BURRELI
Ndeshja e fundit e fazës së dytë, do të zhvillohet në stadiumin "Kukës Arena", ditën e shtunë duke nisur nga ora 13:30.
Presidenca e klubit ka vendosur që kjo ndeshje të jetë falas për të gjithë tifozët që duan të jenë në stadium!”, shkruan Kukësi.
View this post on Instagram