
Barazimi në javën e fundit ndaj Kukësit në transfertë, ishte një hap fals nga Flamurtari. Ekipi vlonjat është një prej pretendentëve për t’u shpallur kampion në Kategorinë e Parë, por kreu tashmë është katër pikë larg.
Megjithatë, Flamurtari ende nuk ka thënë fjalën e fundit dhe kërkon me doemos triumfin në ndeshjen e së premtes ndaj Korabit. Para pak minutash, në faqen zyrtare vlonjatët kanë publikuar çmimet e biletave, ku tribuna A – C dhe femrat e kanë hyrjen falas.
“E Premte, datë 28/02/2025 ora 14:00 në stadiumin “ Flamurtari “ Vlorë.
Kategoria e Parë
Java 25
Flamurtari F.C vs KF Korabi
Cmimi i biletës :
Tribuna qëndrore - 1000 lekë
Tribuna A - C - Hyrja falas
Femrat - Hyrja falas”, shkruan Flamurtari në faqen zyrtare.