
Kategoria e Pare
Ditën e sotme 4 ekipet e Superiores do të zbresin në fushën e lojës për të bërë ems tyre llogaritë për 2 biletat e finales së “Air Albanias”. Duele këto shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrave në këtë sezon.
Por jo vetëm kaq, pasi do të luhet një tjetër takim mjaft delikat, por këtë herë bëhet fjalë për Kategorinë e Parë. Korabi dhe Luzi do të luajnë mes tyre sfidën e prapambetur të javës së 30-të të Kategorisë së Parë.
Kështu dibranët dhe kavajasit do të zbresin në fushë në orën 15:00, ku fitorja për të dyja ekipet është mëse e detyrueshme si për Korabin për një vend në “Play-Off” ashtu edhe për Luzin që kërkon të shmangë rënien në Kategorinë e Dytë.
Poll