Vora prej disa javësh komandon në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai kryeson me 37 pikë, 2 më shumë se Besa dhe Flamurtari, mes të cilëve do të vendoset edhe titulli kampion në këtë sezon.
Te Vora nuk lejohen hapat fals, pasi një gabim i vogël do të humbisin edhe vendin e parë. dueli i radhës është ndaj Korabit në shtëpi, ku ekipi nuk ka rrugë tjetër veçse fitores. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi mungesa të rëndësishme do të ketë në këtë takim.
3 lider të ekipit do të mungojnë për shkak kartonësh. Shkelzen Ruçi, Dajan Shehi dhe Manfredas Ruzgis nuk do të mund të japin kontributin e tyre.
Një lajm i “keq” për Bellain, i cili duhet të mendojë për planin B, ndërkohë nga krahu tjetër duket se “festojnë” te Besa e Flamrutari, pasi të dyja ekipet shpresojnë te hapi fals i Vorës për të rimarrë vendin e parë në klasifikim.