
Stadiumi i Vores
Ditën e sotme do të luhet një ndeshje mjaft interesante. Në orën 17:30 në stadiumin e Vorës do të luhet një ndeshje miqësore.
Vora do të presë Kukësit, takim ky që do të vë përballë ekipet vetëm disa javë pas fundit të kampionatit. Skuadra e Arian Bellait siç dihet u shpall kampione e Kategorisë së Parë dhe siguroi ngjitjen në Superiore për sezonin e ri.
Ndërkohë nga krahu tjetër verilindorët ia dolën të qëndrojnë në këtë kategori vetëm nëpërmjet sfidës së “Play-Out”, ku triumfuan përballë Orikut. Siç dihet Vora dhe Kukësi pavarësisht se kanë përfunduar sezonin vazhdojnë me stërvitjen deri në fund të këtij muaji.
View this post on Instagram
Poll