Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Jo vetëm gjysmëfinalet e Kupës, të mërkurën luhet edhe ndeshja e prapambetur e Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm gjysmëfinalet e Kupës, të mërkurën luhet
Kategoria e Pare

Të mërkurën 4 ekipet e Superiores do të zbresin në fushën e lojës për të bërë ems tyre llogaritë për 2 biletat e finales së “Air Albanias”. Duele këto shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrave në këtë sezon.

Por jo vetëm kaq, pasi në këtë ditë do të luhet një tjetër takim mjaft delikat, por këtë herë bëhet fjalë për Kategorinë e Parë. Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës ishte e pamundur që të zhvillohej ky takim në stadiumin e Korabit.

Në këto kushte sfida u shty nga FSHF-ja dhe në dakortësi me të dyja klubet është vendosur që të luhet ditën e mërkurë. Kështu dibranët dhe kavaajasit do të zbresin në fushë në orën 15:00 për të bërë mes tyre llogaritë e javë së 30-të, ku fitorja për të dyja ekipet është mëse e detyrueshme si për Korabin për një vend në “Play-Off” ashtu edhe për Luzin që kërkon të shmangë rënien në Kategorinë e Dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga