Kategoria e Parë po luan ndeshjet e saj të fundit dhe për këtë arsye të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Kështu është zbuluar edhe axhenda e javës së 26-të të kampionarit, ku në program janë duele mjaft të luftuara dhe shumë delikate.
Në këtë javë spikat derbi mes Ilirisë dhe Kastriotit, teksa interesnte do të jetë përballja Besa – Pogradeci. Gjithashtu do të sfidohen mes tyre edhe Burreli – Kukësi, Korabi – Laçi, Apolonia – Skënderbeu dhe Lushnja – Luftëtari.
Të gjitha këto takime do të luhet më 14 mars, Ditën e Verës. Ndeshjet do të luhen të gjitha paralelisht në orën 15:00.
Java 26
Burreli – Kukësi 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Liri Ballabani”
Iliria – Kastrioti 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Redi Maloku”
Besa – Pogradeci 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Luz i vogël”
Korabi – KF Laçi 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Korabi”
Apolonia – Skënderbeu 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Loni Papuçiu”
Lushnja – AF Luftëtari 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Roza Haxhiu”
