
Trajneri i Ilirisë Dritan Smajli nuk është parë aspak i kënaqur me paraqitjen e ekipit, sidomos në fazën ofensive, pas disfatës me Skënderbeun. Aktualisht, ata mbajnë vendin e fundit në Kategorinë e Parë:
“E kisha përgatitur ekipin gjatë gjithë javës për minutat e para. E kemi studiuar planin e rivalit, por ndonjëherë ndodh që nuk del ashtu siç duam. Ama duhet ti përgëzojë djemtë për reagimin që bëmë. Kishim situata të rrezikshme. Por na mungoi pjekuria për t’u përshtatur me të tillë kundërshtarë. Skënderbeu ka lojtarë me shumë cilësi që mund të zgjidhin situata të ndryshme.
Linjën e majtë korçarët e kanë shumë të fortë dhe këtë e dinim. E kisha përgatitur, por aty u godita. Ka lojtarë që nuk i përgjigjen detyrave të mija. Nga ndeshja e radhës do ketë ndryshime. Unë e kisha përgatitur ekipin që ta prisnim Skënderbeun në bllok të mesëm, por problemi është se kur shfaqesh para porte dhe humbet raste apo situata të rrezikshme, normalisht lojtari hyn në mendime se çfarë po ndodh.
Kemi disa lojtarë të huaj. E kemi pak të vështirë edhe komunikimin. Ne po prodhojmë lojë, megjithatë pikët flasin ndryshe. Realisht nuk jam i kënaqur. Në 3 ndeshje kemi shënuar vetëm 1 gol. Detyra e sulmuesit është të shënojë. Duhet të foksuohemi tepër në fazën ofensive”.