Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“I kënaqur me 1 pikë”, Ard Mema pas barazimit me Besën: Ndikuan edhe mungesat, kemi ende shumë punë

Shkruar nga NEWSPORT
“I kënaqur me 1 pikë”, Ard Mema pas barazimit me
Ard Mema

Pogradeci ia doli të merrte 1 pikë në transfertën ndaj Besës. Një rezultat që kënaq Ard Memën, por ky i fundit thekson se skuadra ka ende punë për të arritur aty ku duhet. Trajneri i Pogradecit “qan” edhe mungesat, pasi me to në fushë do të ishte ndryshme.

"Barazimi? Jam i kënqur me pikën që morëm. Besa është skuadër shumë e mirë dhe duhet t’u japim meritat. Luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë, mund të them se jam i kënaqur me pikën. Duhet shumë punë, pasi skuadra ka shumë mangësira. Kemi edhe shumë mungesa.

Objektivat? Secili do më të mirën për ekipin e vet. Nuk do të ishte keq edhe vendi i 6-të i “Play-Off”.Duhet shumë punë dhe do të bëjmë më mirë në vazhdimësi. Unë kam vetëm disa javë që jam këtu dhe ende nuk kam mundur të ndryshoj gjithçka. Unë në dhomat e zhveshjes u thash lojtarëve ende nuk kemi fituar dhe duhet të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Në përgjithësi sot skuadra luajti mirë dhe shpresoj që skuadra të kthehet te fitorja.

Si keni menduar të luani ndaj 3 ekipeve të kreut? Epo është e thjeshtë, duhet t’u marrim lojtarët. (qesh).  Sot pavaësisht se si e përgatit ndeshjen, duhen parë situatat e lojës. Edhe sot kishim disa rastesh. Ka gjëra që bëhën gabim, pasi kjo kojë fitohet prej gabimeve të kundërshtarëve”, përfundoi Mema.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga