Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Sulmi dhe mbrojtja më e mirë, Skëndërbeun e kanë “zili” edhe ekipet e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi dhe mbrojtja më e mirë, Skëndërbeun e kanë
Skënderbeu

Skënderbeu në këtë sezon luan në Kategorinë e Parë dhe ku padiskutim synimi dhe qëllimi kryesorë i korçarëve është rikthimi në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka që në këto 5 javët e para në kampionat, ka treguar se është një hap para rivalëve.

Kjo pasi deri më tani kanë arritur të fitojnë 4 nga 5 ndeshjet e zhvilluara, teksa vetëm Lushnja ka arritur t’i ndalë në barazim. 13 pikë të grumbulluara dhe udhëheqin me 4 pikë diferencë nga rivali më i afërt i tyre, Laçi.

Por përveç lojës mjaft të mirë dhe bindëse të zhvilluar deri më tani, Skënderbeun do ta kishin zili edhe ekipet e Superiores dhe sidomos atë të kryeqytetit. Kjo pasi korçarët kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në kampionat.

Kanë arritur të shënojnë 8 gola dhe kanë pësuar vetëm 1, atë gol ndaj Lushnjes. Në sfidat e tjera kanë fituar duke mos pësuar asnjë gol, me sulmin dhe mbrojtjen që kanë bërë detyrat e tyre siç duhet.

Kjo tregon se korçarët janë më produktiv se ekipet e kryeqytetit, pavarësisht se luajnë në kampionate të ndryshme. Dhe nëse shikojmë ekipet që kanë shënuar më shumë gola deri më tani mes Superiores dhe Kategorisë së Parë, vetëm Vllaznia ua kalon “Ujqërve të Dëborës”, e kuqeblutë që kanë shënuar 10 herë, ndërsa sa i takon mbrojtes, udhëheqin bashkë me Elbasanin.

Poll

Lexo gjithashtu