Kategoria e Parë ndeshjet e kësaj jave i zhvillon të gjitha në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar 14:00. Një ndër takimet është edhe ai që do të luhet në Fushë-Krujë midis Kastriotit vendas dhe Flamurtarit, ekipit të momentit në këtë kategori.
KS Kastrioti ka vite që luan në stadiumin “Redi Maloku” të Ilirisë për shkak të amortizimit të stadiumit në Krujë, një rast tipik si ai i Kavajës që së fundmi do të rikonstruktohet. Krutanëet ndodhen në vend të 4-të dhe të shtunën luajnë kundër vlonjatëve.
Klubi kurtan u ka bërë thirrje tifozëve të vijnë në stadium të shumtë hde për këtë arsye drejtuesit kanë ndërmarrë nismën t’a lënë hyrjen “gratis” për këdo. Kjo favorizon dhe ata tifozë të paktë që do të udhëtojnë nga qyteti bregdetar në mbështetje të skuadrës së tyre që po performon shkëlqyeshëm.
