
Luftëtari do të përballet nesër, prej orës 15:00 me Shkumbinin. Kjo ndeshje është vendimtare në “Play-Off” e Kategorisë së Dytë, për të dyja skuadrat.
Klubi gjirokastrit ka menduar të vendosë autobusë falas në dispozicion të tifozërisë gjirokastrite. Kështu “Shqiponjat Bluzi” kanë për detyrë të përkrahin klubin në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit ku objektiv i vetëm është fitorja.
Kujtojmë se është Besa skuadra që po pret nga Kategoria e Parë, të njihet me rivalin e “Play Out”. E gjithë llogaria bëhet për një vend në ligën e dytë më të rëndësishme të futbollit në vend.

Postimi i Luftëtarit
Poll